Templates by BIGtheme NET

Usain Bolt gjen mënyrën për të mbajtur trupin në formë pasi la sportin, bën sherr në Londër (Video)

Ish-sprinteri olimpik, Usain Bolt, u kap në një përleshje masive jashtë një klubi në Londër pas një nate feste.

Atleti xhamajkan, 33 vjeç dhe pesë shokët e tij u përleshën me një grup tjetër ndërsa ishin duke marrë pjesë në një festë bashkë me yjet e spektaklit televiziv “Love Island” në Soho.

Sherri ku u përfshinë më shumë se 30 persona u zhvendos në trotuarin jashtë vendit të ngjarjes, me personat që publikuan pamjet që thanë se mes palëve u shkëmbyen grushta dhe shkelma.

Pamjet e marra në një telefon celular tregojnë Bolt në përpjekje për të ulur tensionet duke i tërhequr miqtë e tij larg nga sulmi.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*