Vendosni fjalën kyçe....

“Na çau k**in” – Manastirliu shkarkon drejtorin Aurel Voda: E patolerueshme


Shkarkohet nga detyra bashkëshorti i zv.ministres së Brendshme Rovena Voda, Aurel Voda. Lajmi është konfirmuar nga ministrja  e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

 “I patolerueshëm reagimi i dr.Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa sulmeve mediatike. Cilatdo qofshin arsyet që e kanë motivuar atë reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë. Largimi i tij është një mesazh i qartë për të gjithë. Kush s’i duron dot me qytetari sulmet e çfarëdo lloji, nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë”– shprehet Manastirliu.

Voda mbante detyrën e Drejtorit të Shëndetit Parësor pranë FSDKSH (Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor). Ai është bashkëshorti i zv/ministres së Brendshme, Rovena Voda.

Pas një deklarate të kreut të LZHK-së Dashamir Shehi se do të rinisnin protestat, Voda komentoi “na plasi k*ri”.

Ndërsa pasi komentet e tij u bënë lajm nëpër portale, Aurel Voda në vend të kërkonte ndjesë për fjalorin e përdorur, bëri një sqarim të tillë në Facebook: “Falenderoj Syri.Net që ashtu si me tërmetin para një muaji edhe mua më shtoi shkallët Richter…Dua ndërkohë të qetësoj shpirtin e trazuar të Syçkës se folja “plasi” është thënë për protestat e Opozitës dhe jo për negociatat, që ata i duan shumë.
Negociatat janë praktikisht të hapura. Ka disa vjet që bëhet përafrimi i legjislacionit dhe negociimi me Komisionet e BE dhe takime të rregullta të çdo ministrie me ministritë homologe. Mos u merakosni! Gjithashtu të mos merakoset askush, përtej të majtës dhe të djathtës”.

Bashkëshorti i zv.ministres së Brendshme nuk ka kursyer sharjet dhe fjalorin e rrugës as kundrejt gazetarëve dhe portaleve online, të cilat kanë raportuar gjuhën e tij të papërshtatshme ndaj Shehit.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet