Templates by BIGtheme NET

Kamioni me 39 viktima në Britani – Arrestohen dy persona të tjerë

Dy persona të tjerë janë arrestuar nën dyshimin për vrasjen e 39 personave të gjetur të pajetë në një kamion frigoriferik në Essex, Angli.

Të arrestuarit janë një burrë dhe një grua, të dy 38 vjeç, nga qyteti i Warrington. Ata u mbajtën nën dyshimet se janë të përfshirë në komplotin për të trafikuar njerëz.

BBC” ka folur me familjet e tre personave vietnamezë të cilët janë të shqetësuar se të afërmit e tyre mund të kenë qenë në rimorkio.

Familja e një gruaje thotë se ajo u ka dërguar një tekst ku thotë se po mbytet. Familjarët thonë se 26-vjeçarja Pham Tra My, ua dërgoi mesazhin të martën në mbrëmje dhe që prej asaj kohe ata nuk kanë mundur të kontaktojnë më me të. Ata thanë se kishin paguar 30,000 paund që Pham Tra My të kontrabandohej në Britani.

Viktimat ishin 31 burra dhe tetë gra për të cilët policia e Essex tha fillimisht se besohej se ishin kinezë.

Detektivët janë akoma duke marrë në pyetje shoferin e kamionit Mo Robinson me dyshimin e vrasjes, i cili u arrestua të mërkurën.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*