Vendosni fjalën kyçe....

Kamioni me 39 të vdekur në Britani, merren në pyetje 4 të dyshuar


Policia po merr në pyetje 4 persona të dyshuar për vdekjen e 39 migrantëve, trupat e të cilëve u gjetën në rimorkion e kamionit frigoriferik në Essex të Anglisë.

BBC” shkruan se një burrë u arrestua në aeroportin Stansted të premten, pas dyshimeve për vrasjen e 39 migrantëve dhe komplotit të trafikut të njerëzve.

Dy persona nga Warrington u ndaluan gjithashtu me të njëjtat akuza, ndërsa shoferi i kamionit vijon të mbahet nën arrest nën dyshimin për vrasje.

Arrestimet erdhën pas përpjekjeve për të identifikuar personat e pajetë. Trupat e 8 grave dhe 31 burrave u gjetën në një rimorkio frigoriferike në një park industrial në Grays.

Kamioni mbërriti në Purfleet në lumin Thames nga Zeebrugge, Belgjikë rreth orës 00:30 të mërkurën.

Kamioni u largua nga porti menjëherë pas orës 01:05, në të njëjtën ditë dhe kufomat u zbuluan në Parkun Industrial Waterglade rreth 35 minuta më vonë.

Besohet se një pjesë e viktimave ishin nga Vietnami, pavarësisht se në fillim policia tha se viktimat ishin shtetas kinezë. Familjarët e shqetësuar nga Vietnami, kontaktuan me BBC duke thënë se të afërmit e tyre ishin në rimorkio dhe që prej të martës në mbrëmje nuk kanë kontaktuar më me ta.

Organizata VietHome që përfaqëson komunitetin Vietnamez në Mbretërinë e Bashkuar tha se kishte marrë fotografi të gati 20 personave të raportuar si të zhdukur, pas zbulimit të kamionit.

Organizata thotë se filloi të merrte raportime për njerëz të zhdukur të mërkurën. Ata që janë zhdukur ishin të moshës midis 15 dhe 45 vjeç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *