Vendosni fjalën kyçe....

Skena kaotike e përleshje të dhunshme në Barcelonë, protestuesit marshojnë drejt rajonit të policisë (Video)


Skena kaotike ndodhën në qendër të qytetit të Barcelonës pasi përkrahësit e udhëheqësve të pavarësisë së Katalonjës, të cilët janë të burgosur u nisën drejt shtabit të policisë kombëtare, duke hedhur gurë e sende të tjera ndaj oficerëve të policisë që u kundërpërgjigjën me shkopinj dhe plumba gome.

Demonstruesit u nisën për të marshuar drejt selisë së policisëe, por u pritën nga qindra efektivë.

Protesta, e cila filloi rreth orës 7:30 pasdite me kohën lokale, shpejt u kthye në të dhunshme pasi demonstruesit filluan të sulmojnë dhe të gjuajnë me objekte si vezë, topa plastikë dhe gurë ndërsa policia u përgjigj me ujë, spra me piper, shkopinj gome e plumba gome.

Pamjet nga skena shfaqin disa furgona policie që kalonin mes turmës së protestuesve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *