Templates by BIGtheme NET

Hedh shiritin dhe nxehet me tifozët, Granit Xhaka rrezikon titullin e kapitenit (VIDEO)

Granit Xhaka rrezikon titullin e kapitenit për shkak se nuk mundi të ruajë dot qetësinë në fushën e blertë. Kjo sepse në minutën e 61’, trajneri Unai Emeri vendosi të largojë nga loja Granit Xhakën, për të aktivizuar Bukajo Saka.

Por mesfushori i Arsenalit nuk e priti aspak mirë këtë zëvendësim dhe në nerva e sipër hoqi shiritin e kapitenit. Tifozët nisën të fishkëllenin kundër Xhakës, i cili u bëri shenjë me ironi që të fishkëllenin akoma më shumë.

I mërzitur Xhaka nuk iu drejtua fare nga stolat por direkt përfundoi te dhomat e zhveshjes.

Tekniku i Arsenalit Unai  Emeri, ka reaguar pas ndeshjes ku ka theksuar se veprimi i lojtarit shqiptar ishte i gabuar dhe për këtë arsye titulli i tij si kapiten është në rrezik.

“Ai e kishte gabim, e kishte gabim. Por ne duhet të jemi të qetë mendoj dhe do të flasim me të për këtë situatë. Reagimi i tij ishte i gabuar. Ne jemi këtu sepse kemi mbështetës. Në futboll ne jemi punëtorët brenda fushës por ne luajmë për ta. Ne duhet të kemi respekt për ta kur ata na duartrokasin dhe gjithashtu kur ata na kritikojnë.”, tha tekniku spanjoll, citon Guardian.

 I pyetur nëse Xhaka ishte i përshtatshëm si kapiten, Emery tha se ai nuk mund të konfirmonte asgjë konkrete pa u mbajtur diskutimet e brendshme.

“Nuk është momenti të flasim për këtë. Së pari dua të flas me të dhe me klubin dhe duam të qëndrojmë të qetë”, janë fjalët e Emerit.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*