Vendosni fjalën kyçe....

Trajneri i Arsenal ndëshkon Granit Xhakën, e lë jashtë grumbullimit për sfidën më të rëndësishme


Kapiteni i Arsenalit, i kontestuar për të disatën herë nga tifozëria e tij, e ka humbur durimin në përballjen ndaj Kristal Palasit dhe teksa po u drejtohej dhomave të zhveshjeve gjatë momentit të zëvendësimit, nuk ka ngurruar t’u kundërvihet tifozërisë së “topçinjve” që po e sulmonin nga shkallën e stadiumit “Emirates”.

Të gjithë në klub e kanë parë veten në një situatë delikate, përfshirë dhe trajnerin Emeri, që pak kohë më parë i kishte dhënë besimin e tij kapitenit. Por situata e fundit ka përshkallëzuar për keq dhe klubi ka marrë masën e parë kundër Xhakës, me shpresën që situata të qetësohet. Kapiteni është lënë jashtë 18-shes nga Emeri për takimin e rëndësishëm kundër Liverpulit, ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *