Vendosni fjalën kyçe....

Arsenali i ofron këshillime Xhakës pas shpërthimit të tij në fushë: Ai është i trishtuar


Arsenali do t’i ofrojë këshillime kapitenit Granit Xhaka, pas gjestit të tij me tifozët gjatë barazimit të së dielës me Crystal Palace.

Mesfushori hodhi shiritin e tij të kapitenit ndërsa ai largohej nga fusha dhe bëri gjeste ndaj tifozëve të cilët i fishkëllenin, kjo pas zemërimit se pse trajneri Emery e nxorri nga fusha e blertë.

Emery tha për mediat: “Ai është i mërzitur, i shkatërruar dhe shumë i trishtuar. Nuk është vetëm dje dhe sot. Ai ndjen se mbështetësit nuk e pëlqejnë më atë.”

Ai tha se nuk dëshiron të zbulojë nëse Xhaka mund të humbasë titullin e kapitenit. “Sjellja e tij ishte e përsosur në stërvitje të martën, me grupin dhe me klubin. Ai e di se ishte në gabim. “- tha Emery, citon BBC Sport.

Sipas trajnerit Xhaka duhet t’u kërkojë falje tifozëve të tij, por shtoi: “Unë nuk kam nevojë për ndjesën e tij. Meqenëse e di që ai është shkatërruar, ne mund të flasim për të gjithë situatën, por së pari të vëmë atë. Ai tani ndihet shumë keq dhe ne duhet ta mbështesim. E ardhmja ideale është të shikoj përsëri Xhakën duke luajtur dhe çdo tifoz që e mbështet atë. Unë nuk e di nëse mundem ose nëse do ta arrij atë, por ky është ideali im. Po ashtu edhe për të është e njëjtë, por mendoj se duhet të jemi të qetë në mënyrë që të përparojmë hap pas hapi “.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *