Vendosni fjalën kyçe....

Dëmtim horror në Premier League, Son i thyen këmbën mesfushorit të Everton (Video)


Ish-mesfushori i Barcelonës ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen që Evertoni po e zhvillon në shtëpi me Tottenham dhe po humb 0-1, raporton Gazeta Express.

Son Heung-min ndërhyri ashpër në minutën e 78’ ndaj Gomes, ky i fundit u përplas edhe në Sergie Aurier dhe mbeti me këmbën e thyer, çka shtyu gjyqtarin Martin Atkinson ta ndërrojë ngjyrën e kartonit, pasi fillimisht e kishte ndëshkuar me të verdhë.

Derisa mjeket hyn në fushë dhe për disa minuta mjekuan Gomesin, Son s’mund ta besonte çfarë kishte bërë dhe nuk mund ta qetësonin as shokët e tij, as stafi Tottenham e as futbollistët kundërshtarë, ishte në shok për lëndimin e rëndë që shkaktoi, derisa shumica e futbollistëve ishin me duar në kokë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *