Vendosni fjalën kyçe....

Jep dorëheqjen gjyqtari i Apelit, cilat janë dosjet e bujshme që gjykoi


Gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Agim Bengo ka dhënë dorëheqjen nga ky pozicion.  Kërkesa e dorëheqjes së gjyqtarit Bendo do të shqyrtohet sot në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

 “Shqyrtimi i projektvendimit “Për mbarimin e statusit të magjistratit, të gjyqtarit Agim Bendo, për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës”- thuhet në rendin e ditës së Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Gjyqtari Agim Bendo ka patur në shqyrtim çështje mjaft të rendësisshme, ai ka qenë pjesë e trupit gjykues për “21 janarin”.

Po ashtu ka qenë pjesë e trupit gjykues bashkë me gjyqtarin Shkëlqim Miri, për vendimin ndaj Gentian Dodës.

Bendo ka gjykuar dosjen Hakmarrja për Drejtësi, si dhe ka qenë anëtar i trupit gjykues në çështjen e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Bendo ka dhënë dorëheqjen në prag të Vettingut. Verifikimet për gjyqtarin kanë nisur që gjatë muajit shtator të vitit 2018 dhe do të dilte para KPK-së në ditët dhe javët në vazhdim, por ai i ka paraprirë kësaj duke u larguar nga sistemi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *