Templates by BIGtheme NET

Si na poshtëron Veliaj në ditët me shi

 

Alias Autor: Johannes Estrada

Situata në rrugët e Tiranës sot është në kolaps total. Mjafton një shi 2-3 orësh dhe i gjithë qyteti bllokohet.

Në raste të tilla, dy janë ngjarjet mediatike me probabilitet të lartë për të ndodhur.

Së pari, asnjë media nuk do transmetojë kronika për kaosin e sotshëm. Megjithëse ishte e zakonshme të mbulohej një problem i tillë deri para 2-3 viteve, mediat tashmë e kanë reptësisht të ndaluar të shpërndajnë kronika qoftë edhe minimalisht kritike me punën e Bashkisë. Vendin e tyre do e zënë disa kaseta, me gjasa të vjetra e me kohë me diell, ku do flitet për një pazar produktesh bujqësore.

Së dyti, gjatë 2-3 ditëve të ardhshme priten kronika për ndonjë “çmim” ndërkombëtar të fituar nga Bashkia në lidhje me menaxhimin e trafikut, zhvillimin e qendrueshëm, apo kthimin e qytetit në “hapësirë pro-fëmijëve”. Asnjë media nuk do kërkojë informacion shtesë mbi këtë çmim, askush nuk di diçka më shumë mbi të. E gjithë historia do konfirmohet nga një deklaratë e përsëritur vazhdimisht nga Kryetari i Bashkisë.

Butaforia do marrë formën e plotë në emisionet politike të fundjavës. Aty, krejt rastësisht, sekserët mediatikë të qeverisë do fillojnë të përmendin, edhe në debate pa lidhje, se si “Veliaj punon” apo “të paktën PS e ka një shembull suksesi për të ardhmen në Tiranë”.

E gjitha kjo, vetëm e vetëm për të bombarduar qoftë edhe mendimin më të vogël kritik që një qytetar i lirë mund të formojë në një ditë si kjo.

VINI RE: Autori shkruan në rrjete sociale, me pseudonim. Hashtag.al publikon sporadikisht shkrime anonimati, kur përmbajtja dhe argumentimi prevalon mbi identitetin dhe kur shkrimi nuk përmban qëndrime që cënojnë integritetin e një personi ose të një institucioni.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*