Templates by BIGtheme NET

Angelina Jolie dhe disa aktorë të tjerë në rrezik, gjendet një bombë pranë vendit të xhirimit

Aktorët Angelina Jolie dhe Richard Madden kanë kaluar një përvojë të frikshme gjatë xhirimeve për filmin “The Eternals”. Aktorët u evakuuan pasi në vendin ku po xhironin u gjet një bombë e pashpërthyer.

Vendi ku po bëhej xhirimi është në një ishull që më parë ishte përdorur si bazë ushtarake gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishulli Fuerteventura më i afërti i Kanarisë në brigjet afrikane. Kështu ekziston një mundësi që bomba të ketë qenë atje për dekada me radhë.

Bomba u hoq nga ekspertët dhe u sigurua zona, prandaj shumë shpejt mund të rifillojnë xhirimet.

“Ishte sigurisht e tmerrshme. Bomba mund të kishte qenë atje për dekada e paprekur, por kush e di se çfarë mund të kishte ndodhur nëse do të prekej. Disa nga yjet më të mëdhenj në botë ishin në set. Për fat të mirë, ekspertët u morën me të.”, tha një burim për “The Sun”.

Përveç Angelina Jolie dhe Richard Madden, të tjerë emra të njohur që janë pjesë e kastës së aktorëve janë: Salma Hayek, Brian Tyree Henry, Kumail Nanjiani dhe Kit Harington, që nuk ishin të pranishëm në xhirime në kohën që ndodhi incidenti.

Filmi “The Eternals” planifikohet të dalë nëpër kinema në fund të vitit të ardhshëm.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*