Vendosni fjalën kyçe....

Angelina Jolie: Dua të jetoj jashtë shtetit, por Brad nuk më lejon


Angelina Jolie thotë se dëshiron të jetojë jashtë shtetit, por është e detyruar të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara për shkak të ish-bashkëshortit, Brad Pitt.

Në një intervistë për “Harper’s Bazaar”, Jolie tha se ajo dhe Pitt kanë kujdestari të përbashkët për gjashtë fëmijët e tyre dhe për shkak se ish-bashkëshorti nuk dëshiron që fëmijët të largohen nga Los Angelos, edhe ajo është e detyruar të qëndrojë.

“Do të dëshiroja që të jetoja jashtë dhe do ta bëj posa fëmijët e mijë t’i mbushin 18 vjet. Për momentin me duhet të zbatoj dëshirën e babait të tyre që dëshiron të jetojë në Los Angeles”, tha Angelina.

Brad dhe Angelina kanë tre fëmijë biologjikë dhe tre të adoptuar: Maddox 18 vjeç, Pax 15 vjeç, Zahara 14-vjeçe, Shiloh 13 vjeçe dhe binjakët 11-vjeçarë, Vivienne dhe Knox.

Vendimi i tyre për t’u ndarë në vitin 2016, ishte një nga lajmet më shokuese për fansat, aq sa një pjesë e tyre filluan të thonin se s’besojnë më në dashuri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *