Templates by BIGtheme NET

Juventus dhe Bayern fitojnë dhe kalojnë në fazën tjetër

Një gol i Duglas Kostës në minutën e 92-të i dha Juves kalimin në një të tetat e finaleve të Champions League kur mbeten dhe dy ndeshje ende për t’u luajtur.

Në Moskë, kundër Lokomotivës përfundon 2-1 për bardhezinjtë, që kaluan në epërsi falë një goli të Ramsejt pas një gafe të portierit vendës në goditjen e dënimit të Ronaldos.

Të zotët e shtëpisë barazuan pak minuta më pas me golin e Mirançuk, ndërsa në kohën shtesë braziliani i bardhezinjve vulosi çdo gjë. Juventusi ka 10 pikë pas 4 ndeshjes, 7 më shumë se rusët e vendit të tretë, ndërsa do duelojë për kreun e tabelës me Atletikon e Madridit, që po luan në këto çaste me Bajer Leverkusenin.

Bajerni mposhti 2-0 Olimpiakosin dhe siguron pikë të plota pas 4 ndeshjesh, duke qenë zyrtarisht në 1/8-at e Champions League. Dy gola të shënuar në pjesën e dytë nga Levandovski dhe Perisiç, kanë bërë që kampionët e gjermanisë të arrijnë garancinë matematikore për turin tjetër të Champions League.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*