Templates by BIGtheme NET

LDK dhe Vetëvendosje takim për koalicionin, temat që do diskutojnë

Grupet punuese të Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nesër në mesditë vazhdojnë takimet ku do të diskutojnë politikat sociale dhe projektet infrastrukturore.

Takimi do të zhvillohet në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje, duke filluar nga ora 15:00.

Zyra për media e VV-së ka treguar për Gazetën Express se nesër do të bisedohet për çështjet sociale.

“Ekipet punuese nesër flasin për çështjet sociale, energjetikë, rini dhe kulturë”, thuhet në përgjigjen e VV-së.

Grupet punuese pothuajse janë në përfundim të punës së tyre dhe pastaj i mbetet kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa të dakordohen rreth propozimeve të këtyre grupeve, si dhe t’i ndajnë përgjegjësitë qeverisëse, raporton Gazeta Express.

Pas takimit të grupeve punuesve në mes LDK-së dhe VV-së, i cili është mbajtur të hënën, Glauk Konjufca paralajmëroi se për 10 ditë do të përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë së ardhshme.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*