Templates by BIGtheme NET

Mirror: Arsenali po konsideron të shesë Granit Xhakën tek një klub tjetër

Duket se Granit Xhaka nuk do ta kalojë vetëm me heqjen e titullit të kapitenit të skuadrës, gjestin ndaj tifozëve në fushë në ndeshjen e 27 tetorit.

Mirror” shkruan se Arsenali po mendon për ta shitur Xhakën tek një klub tjetër këtë dimër.

Trajneri Unai Emery njoftoi ditën e martë se Xhaka nuk do ta drejtonte më klubin dhe sipas “Mirror“, ai nuk arriti dot të konfirmonte nëse mesfushori me origjinë shqiptare do të luante përsëri për klubin.

I pyetur nëse Xhaka do të luajë përsëri për Arsenalin, Emery tha: “E ardhmja është e ardhmja e Arsenalit. Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme të shtunën. Ne duhet të marrim disa vendime … Fokusi im është për nesër. Ai është lojtari ynë, ne duam ta respektojmë atë.”

Shiritin e kapitenit në vazhdim raportohet se do ta mbajë sulmuesi, Aubameyang.

Xhaka, i cili nuk ka luajtur që nga 27 tetori, është lënë jashtë skuadrës së Arsenalit për ndeshjen e tyre kundër Vitoria Guimaraes që mbahet të mërkurën.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*