Templates by BIGtheme NET

“Ryanair” ul në tokë 3 avionë “Boeing 737”, kishin çarje në krahë

Të paktën tre avionë ‘Boeing 737’ të kompanisë buxhetore ‘Ryanair’ janë bllokuar dhe nuk janë lejuar të fluturojnë për shkak të të çarjeve në krahët e tyre, por kjo nuk u bë e ditur për publikun, siç raporton ‘The Guardian’.

Linja ajrore buxhetore irlandeze është e fundit që preket nga gabimet në strukturën e avionit, që ka çuar në bllokimin e 50 mjeteve në mbarë globin që prej 3 tetorit.

Bllokimi i avionëve çoi në vonesa të shumta dhe shtyrje fluturimesh për qindra udhëtarë në mbarë kontinentin.

Të tre avionët janë më shumë se 15 vjet të vjetër ndërsa ekspertët kanë nisur verifikimin e dëmeve.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*