Vendosni fjalën kyçe....

“E turpshme, e padëgjuar, “LA Times” e “NY Times” fajësojnë gratë e fëmijët amerikanë që u masakruan në Meksikë” – Shpërthen rrjeti


Pak ditë pasi nëntë qytetarë amerikanë, tre gra dhe gjashtë fëmijët e tyre u masakruan brutalisht nga një kartel i dyshuar droge në shtetin meksikan të Sonoras, disa media kryesore amerikane kanë postuar shkrime që janë tallur gjerësisht, pasi ato pretendonin lidhjet e pretenduara të viktimave me ‘dhunën’ dhe ‘fondamentalizmin fetar.

Anëtarët e familjeve LeBarón dhe Langford u ekzekutuan nga një prej karteleve të drogës meksikane, teksa udhëtonin në një martesë të hënën. Karteli qëlloi në mënyrë të përsëritur automjetet e tyre dhe u vuri zjarrin, duke vrarë nëntë persona, përfshirë një tre-vjeçar dhe plagositre të tjerë, duke përfshirë një foshnje shtatë muajshe.

Viktimat kishin shtetësi amerikane dhe i përkisnin një komuniteti fetar në Meksikë. Siç është cekur nga ‘The Daily Wire’, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nuk e njeh bashkësinë fetare, së cilës i përkisnin viktimat si pjesë e Kishës Mormone.

Një ditë pas lajmit të sulmit, ‘Los Angeles Times’ u përqëndrua në lidhjet e pretenduara të të ndjerëve me dhunën.

‘Viktima amerikane në masakrën në Meksikë ishin të lidhura familjarisht me një histori të gjatë dhune,’ thuhej në titullin kryesor të ‘LA Times’. Sidoqoftë, titulli, sipas gazetarit të vjetër të ‘Townhall’, Julio Rosas, u ndryshua më vonë në: ‘Masakra e qytetarëve të ShBA-së synon të përqendrohet në komunitetin Mormon me rrënjë të thella në Meksikë.’

‘Disa nga viktimat mbajnë mbiemrin LeBaron,’ ridiculed  përvijoi historia e ‘LA Times’, duke shtuar:

‘LeBarons janë mes një grushti grupesh të mëdha fondamentalistësh’, tha Patrick Mason, një historian i Mormonizmit në Universitetin Shtetëror të Jutas. Por, ai shtoi: ‘Emri LeBaron në dekadat e fundit ka qenë më shpesh i lidhur me dhunën. Fatkeqësisht, ky incident vetëm sa ia shtohet listës.’

‘Familja është më e njohur për një seri vrasjesh të kryera në vitet 1970 dhe 1980, si në Meksikë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara, nga Ervil LeBaron, që dikur quhej Mormon Manson dhe një grup i ndjekësve të tij,’ vijon shkrimi.

Disa gjithashtu u morën me ‘New York Times’ për përqendrimin në ‘fondamentalizmin fetar’ të viktimave.

‘Vrasja brutale e nëntë anëtarëve të një familjeje amerikane në veri të Meksikës të hënën nënvizon historinë e gjatë të kolonëve fetarë fondamentalistë në rajon. Gazetarja jonë e fesë, Elizabeth Dias, detajon historinë e tyre që nga fillimi i shekullit të 20-të,’ postoi ‘New York Times’.

Reagimet ndaj shkrimeve shpërthyen në internet, shumë duke akuzuar mediat në fjalë për ‘fajësimin e viktimave’.

‘Epo NY Times dhe LA Times zbuluan se kush është me të vërtetë fajtori për vrasjen brutale nga kartelet e drogë dhe masakrimin e 9 persona për vdekje, përfshirë fëmijë – viktimat,’ tha gazetari i ‘Fox News’, Stephen Miller.

Komediani Bridget Phetasy shkruajti hapur, ‘Kjo është një viktimë e neveritshme që fajësoni vikimat, L.A. Times dhe NY Times duhet të keni turp’.

‘Nëntë amerikanë, përfshirë fëmijë, u vranë brutalisht dhe ‘New York Times’ nuk e quan të keqen e karteleve, por etiketon familjen si kolonizatorë fondamentalistë?’ thkruan ‘PragerU’.  ‘Turp për ju, New York Times’.

Brandon Darby i ‘Breitbart News’ shkroi në mënyrë të ngjashme, ‘Pyetje serioze, L.A. Times. A ju premtoi dikush në Meksikë qasje ose ekskluzivitet nëse keni rënë dakord t’i ndihmoni të shkatërroni këta viktima të dhunës së karteleve? Duke u përpjekur të kuptoni pse e keni bërë këtë.’

‘Apo narrativa e kufirit të sigurt do të thotë kaq shumë për redaktorët tuaj politikë që thjesht vendosët të talleshit me trupat e grave dhe fëmijëve të vrarë në mënyrë që të mbroni atë narrativë?’, shtoi ai.

Steve Cortes, një komentues politik i CNN, postoi: ‘Çfarë postimi i turpshëm nga media e korporatave L.A. Times. Mesazhi i qartë: Këto gra dhe fëmijë që u qëlluan nga monstrat e kartelit, kishin disa të afërm goxha të çmendur’.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *