Templates by BIGtheme NET

2 ditë para superderbit, Klop i thur elozhe Guardiolës: Është më i miri në botë

Trajneri i Liverpulit, Klop, ka dekaluar se Guardiola është trajneri më i mirë në botë. Deklarata e gjermanit vjen dy ditë para supersfidës me Liverpulit e Mançester Sitit në Premierligë, që mund të vendosë jo pak për sa i përket titullit kampion.

‘Duhet të tregojmë futbollin tonë më të mirë, të gjithë duhet të jenë në formën maksimale. Për mua, Guardiola është trajneri më i mirë në botë. Kudo ku ka punuar ka pasur një ndikim vendimtar për ekipin’.

Sfida më e rëndësishme e fazës së parë në Premierligë luhet të dielën në orën 1 e 30. Aktualisht Liverpuli ka ka 6 pikë më shumë se Siti dhe në rast se fiton, do hidhte në hap të rëndësishëm për sa i përket titullit.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*