Templates by BIGtheme NET

Alarm në Shkup, materie toksike rrjedhin nga shpërthimi i një tubacioni

Gjashtë tonelata ujë i përzier me materie toksike kanë rrjedhur nga një cisternë me kimikate me toksicitet të lartë dhe të rrezikshme. Ky helm kimik i rrezikshëm duhej të transportohej jashtë vendit.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e ish-fabrikës OHIS, teksa punonjës të fabrikës ishin duke pastruar cisternën. Në këtë çast ka ndodhur shpërthimi i tubacionit dhe kanë rrjedhur 6 ton ujë por edhe me përbërjen e materies toksike, informon ‘INA’.

Kompania ‘Ekocentar 97’ përkujdesej për këto materie dhe se ajo kishte fituar tenderin për transportin e këtyre mbeturinave të rrezikshme drejt Zvicrës, për përpunim.

Rasti është denoncuar nga ana e qytetarëve që kanë ndjerë aromën e keqe ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve përreth që të shmangin kalimin pranë vendit të indidentit.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*