Templates by BIGtheme NET

“BMW” prezanton dy modelet më të fundit, janë thjesht të mrekullueshme (Fotot)

Kompania gjermane e prodhimit të makinave, ‘BMW’ ka prezantur dy konceptet e reja për modelet e saj. Bëhet fjalë për ‘Vision M NEXT’ dhe ‘Vision iNEXT’.

Ato u prezantuan ​në konferencën e saj ‘NextGen’ në Mynih. ‘BMW Vision M NEXT’ është një makinë sportive hibride. Përdor një turbo me katër cilindra dhe mund të arrijë një shpejtësi të lartë prej 300 kilometrash në orë e mund të përshpejtojë nga 0 në 100 kilometra në orë në tre sekonda.

‘BMW Vision iNEXT’ është një SUV elektrike me sisteme të përparuara autonome. Mund të shkojë 0-100 kilometra në orë në katër sekonda.

‘BMW’ thotë se automjeti do të jetë shumë i automatizuar dhe nuk do lëshojë dioksid karboni. Ajo pritet të dalë në treg në vitin 2021.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*