Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë thotë Peter Handke për pasaportën e tij Jugosllave?


Fituesi i çmimit “Nobel” në Letërsi, Peter Handke, ka dhënë shpjegime lidhur me pasaportën e tij jugosllave.

Në një prononcim për mediat në Beograd shpjegon “çështjen e pasaportës jugosllave” që e vë atë në rrezik të humbasë shtetësinë austriake.

“Unë nuk kam nënshtetësi Jugosllave, kam marrë vetëm një pasaportë për të udhëtuar”, tha Handke për “Vecernje Novosti”.

Kjo përgjigje e Handke, vjen për shkak të publikimit të një lajmi nga gazetari Peter Maass, i cili ka zbuluar se shkrimtari kishte aplikuar dhe fituar pasaportën Jugosllave në vitin 1999, kohë kur në Kosovë kryhej spastrim etnik.

Mirëpo pranimi i një pasaporte nga një vend tjetër, bën automatikisht që Handke të humbasë shtetësinë austriake.

Ministria e Punëve të Brendshme Austriake ka nisur një hetim lidhur me rastin, duke thënë se për të mos humbur shtetësinë austriake, Handke më parë duhej të kishte aplikuar për leje me shkrim para se të merrte një pasaportë tjetër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *