Templates by BIGtheme NET

Do kryente një tjetër atentat të bujshëm, si i iku policisë 1 muaj më parë “Juli i Pashakos”

Policia ka shpallur në kërkim Julian Sulajn pasi grupi hetimor zbuloi gjurmë të tijat në makinën që u përdor për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj dhe shoqëruesve të tij.

Abcnews.al mëson ekskluzivisht nga grupi hetimor se Sula ishte duke përgatitur një tjetër atentat të bujshëm në një qytet të rendësishëm të vendit, por nuk vijoi me planin e tij pasi kuptoi se policia ishte vënë në ndjekje të tij.

Pasi kuptoi se ishte nën vëzhgim, Juli i Pashakos zhduket në mënyrë të papritur nga zona ku kishte planifikuar atentatin duke u shfaqur sërish në ngjarjen e rëndë të datës 1 nëntor, bëjnë me dije burimet për abcnews.al.

Nikla nën rrethim për atentatin, si u zhduk “Juli i Pashakos” para bastisjes nga policia?

Gjatë ditës së djeshme, FNSH dhe RENEA kryen operacione kërkimi për gjetjen e Sulës në disa zona të vendit, i cili thirret ndryshe edhe si “Juli i Pashakos”.

Ka dyshime se pak para të së zhvillohej kontrolli i FNSH-së, shtëpia ishte pastruar, duke larguar të gjitha mjetet që shërbejnë për kryerjen e një atentati.

Forcat Operacionale zhvilluan një aksin blic edhe në qytetin e Peqin. Nga qelizat telefonike ka rezultuar se dy persona të tjerë që vijojnë të qëndrojnë në arrati të jenë lokalizuar në atë zonë por operacioni rezultoi pa sukses.

Dyshimet janë se Juli i “Pashakos” siç njihet ndryshe mund të fshihet në zonën e kenetës, ku u kotrollua edhe një banesë që dyshohet se përdorej si bazë nga personat me rekorde kriminale.

Në fillim të këtij muaji, drejt makinës ku po udhëtonin prokurori Arjan Ndoj, Andi Maloku dhe Pëllumb Muharremi u qëlua me breshëri automatiku. Të tre ata mbetën të plagosur, ndërsa Maloku ndërroi jetë ditën e djeshme pas komplikacioneve shëndetësore.

Policia ka arrestuar Redjan Rrajën për atentatin në fjalë pasi prokuroria theksoi se kishte gjetur gjurmë të tijat në makinë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Abcnews.al

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*