Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet me 155 plumba polici që arrestoi djalin e El Chapo-s


Ekzekutohet me 155 plumba polici që arrestoi djalin e El Chapo-s muajin e kaluar. “Mirror” shkruan se atentati ndodhi jashtë një qendre tregtare në qytetin e Culiacan.

Pamjet tregojnë momentin kur një makinë e kuqe ndjek një makinë të bardhë në një parking para se të paktën dy persona të armatosur të qëllojnë policin 155 herë.

https://www.youtube.com/watch?v=Sw1qg8xyrys

Oficeri 30-vjeçar, i identifikuar vetëm si Eduardo, muajin e kaluar kishte ndihmuar në operacionin për arrestimin e Ovidio Guzman, djalit të El Chapo-s si dhe për të mundësuar ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara.

Guzman u arrestua në 17 tetor gjatë një konfrontimi midis policisë dhe mbështetësve të kartelit Sinaloa. Pasi këta të fundit shkaktuan kaos në rrugë, djali 28-vjeçar i El Chapo-s u lirua menjëherë nga autoritetet.

Është e paqartë nëse polici ishte në detyrë në kohën e sulmit edhe pse raportohej se ai mbante një armë me vete. Autoritetet lokale po hetojnë ngjarjen megjithëse ata ende nuk mund të përcaktojnë nëse qëndron një bandë kriminale pas vrasjes së policit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *