Templates by BIGtheme NET

Gjendet i pajetë endacaku në Tiranë

Një person është gjetur i pajetë pranë Parkut të Autobusëve në Tiranë.

Mësohet se viktima është një endacak që jetonte në një barake që ka shërbyer si kabinë elektrike.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes por dyshohet se ai ka ndërruar jetë nga i ftohti.

Ai është pikasur nga banorët të cilët më pas kanë njoftuar policinë dhe ambulancën.

Sipas policisë, 39-vjeçari me iniciale R.Z., është gjetur i dekompozuar ndërsa në trupin e tij nuk janë gjetur shenja jete.

Tiranë/Informacion paraprak

‘Rreth orës 14.50, në rrugën e “Kavajës” , në një ndërtesë që ka shërbyer si  kabinë elektrike por tashmë  është jashtë funksionit, është gjetur pa shenja jete, i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. Z.,39 vjeç.

Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime  nga ndonjë faktor tjetër. Dyshohet se shkaku i vdekjes është  për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.’

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*