Templates by BIGtheme NET

Gjykata e shpall fajtor për mashtrim, burg e gjobë për “Burdushin”

Gjykata Themelore e Prizrenit, e ka dënuar me burg dhe gjobë Hysri Peqanin, i cili njihet me nofkën ‘Burdushi’. Ai pretendon se është mjek popullur ndërsa është akuzuar nga disa persona për mashtrim.

Peqani me banim në Prizren e ushtronte punën e tij në Kosovë e Shqipëri më së shumti.

Në njoftimin zyrtar të gjykatës, thuhet se personi në fjalë është shpallur fajtor dhe e ka dënuar me një vit burg dhe 5 mijë euro gjobë.

Pjesë e dënimit është edhe ndalimi nga ushtrimi i profesionit për 3 vjet që nga dita e dhënies së dënimit të formës së prerë

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*