Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka nisur sot një vizitë në SHBA.
Në këtë udhëtim ajo shoqërohet nga nënkryetarja Kejdi Mehmetaj, Eriol Braimllari e Elona Guri.
Kryemadhi pritet të zhvillojë disa takime me komunitetin shqiptar në Miçigan.
Gjatë qëndrimi atje ajo do zhvillojë takime me komunitetet fetare shqiptare bektashiane dhe të krishtera.