Vendosni fjalën kyçe....

Mace heroinë, shpëton fëmijën që rrezikonte të binte nga shkallët (VIDEO)


Një mace në Kolumbi ka pushtuar mediat e këtij vendi, për shkak se ka shpëtuar një vogëlush i cili rrezikonte të rrezikohej në shkallë.

Nëna e fëmijës dhe pronarja e maces, Diana Lorena Alvarez, publikoi një video në rrjetet sociale, ku djali i saj Samuel Leon kishte zbritur nga krevati dhe kishte nisur të zvarritet në dysheme.

Në videon e publikuar nga 27-vjeçarja, shihet se në një moment djali drejtohet te shkallët por macja me shpejtësi zbret nga divani dhe mundohet ta ngrejë djalin lart dhe ta largojë nga shkallët.

“Nëse nuk do të kishte qenë për macen, djali im do të ishte rrokullisur nga shkallët”- tha Alvarez, citon RT.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *