Templates by BIGtheme NET

Miliarderi amerikan Bloomberg mund të hyjë në garën presidenciale

Biznesmeni miliarder Michael Bloomberg po konsideron hyrjen në garën për të kandiduar për postin e presidentit, për Partinë Demokratike në SHBA.

Këshilltari i tij thotë se ish-kryetari i Bashkisë së New York-ut është i shqetësuar me fushatën e tanishme të kandidatëve, duke e konsideruar të pamjaftueshme për të mposhtur Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2020.

BBC” shkruan se miliarderi 77-vjeçar pritet të paraqesë kërkesën këtë javë për t’iu bashkuar edhe ai garës. Gjithsej janë 17 kandidatë demokratë të cilët duan të marrin postin e Presidentit Trump.

Joe Biden, Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders deri më tani janë kryesuesit në garën për të kandiduarin e demokratëve.

Disa sondazhe të kohëve të fundit kanë sugjeruar që Warren dhe Sanders mund të humbasin kundër republikanit Trump nëse fitojnë nominimin e partisë. Deri më tani, vetëm tre republikanë kanë thënë se do të sfidojnë Trump në garën për t’u kandiduar nga partia, por zor se dikush mund të përzgjidhet në vend të presidentit.

Çfarë tha këshilltari i Bloomberg?

Në një deklaratë, Howard Wolfson tha: “Tani duhet të përfundojmë punën dhe të sigurojmë që Trump të mposhtet. Por Majk është gjithnjë e më i shqetësuar me fushën e tanishme të kandidatëve se nuk është pozicionuar mirë. Bazuar në rekordin e tij të arritjeve, udhëheqjes dhe aftësisë së tij për të bashkuar njerëzit për sjellë ndryshim, Majk do të jetë në gjendje të luftojë Trump dhe të fitojë”.

Në Alabama, kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e nevojshme deri të premten për të nisur votimin fillestar të Partisë Demokratike.

Nëse Bloomberg me të vërtetë do të hyjë në garë, ai ende do të duhet të regjistrohet në shtetet e tjera të cilat kanë paraqitur më vonë afate.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*