Vendosni fjalën kyçe....

Ndeshja e tenisit kthehet në arenë boksi, dy sportistet përleshen me njëra-tjetrën (Video)


Një ndeshje tenisi mes amerikanes Alycia Parks dhe kundërshtares së saj kanadeze, Katherine Sebov, shkoi përtej rivalitetit miqësor kur atletët u përplasën në një konfrontim serioz pas ndeshjes.

Parks, e cila humbi ndeshjen e saj në Henderson Open në Las Vegas, papritur sulmoi rivalin e saj pasi të dy lojtaret shtrënguan duart për të shënuar përfundimin e ndeshjes e cila përfundoi në favor të Sebov.

Parks e mërzitur e hodhi raketën e saj para se të afrohej në rrjetën ku po priste fituesja kanadeze.

Sidoqoftë, tradita miqësore e pasndeshjes përfundoi në skena të dhunshme pasi Parks goditi rivalen e saj e cila, tha ajo, ia kishte shtrënguar dorën shumë fort.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *