Vendosni fjalën kyçe....

Nisin hetimet për pasaportën jugosllave të Handke, ai mund të ketë humbur nënshtetësinë austriake


Autoritetet austriake kanë filluar procedurat për të hetuar nëse këtë vit fituesi i çmimit Nobel për letërsinë Peter Handke ka humbur shtetësinë e Austrisë.

Në Austri kanë nisur procedurat për të hetuar nëse fituesi i këtij viti i çmimit Nobel në Letërsi, Peter Handke, ka humbur apo jo nënshtetësinë austriake.

Shkak për këtë është bërë zbulimi i pasaportës jugosllave, që ai kishte përfituar në vitin 1999. Media austriake “Österreich“, shkruan se Ministria e Brendshme Austriake, ka nisur një hetim pas informacioneve se Handke kishte pasaportë Jugosllave.

“Kushdo që fiton vullnetarisht shtetësinë e huaj, humbet shtetësinë austriake. Për të mos humbur shtetësinë austriake, është e nevojshme të aplikoni për leje me shkrim para se të merrni një pasaportë tjetër dhe të merrni miratimin”, sqaroi Ministria e Punëve të Brendshme Austriake.

Por Handke duket se nuk e kishte bërë kurrë këtë kërkesë dhe pranimi i nënshtetësisë jugosslave në vitin 1999, mund të ketë bërë që ai të ketë humbur atë austriake.

Në rastin më të keq, pas këtij hetimi Austria mund të humbasë një fitues të çmimit Nobel dhe Serbia mund të fitojë një. Deri në momentin kur gazetari amerikan Peter Maass publikoi foto të pasaportës jugosllave të Handke, pothuajse askush nuk e dinte se Handke kishte përfituar një të tillë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *