Vendosni fjalën kyçe....

Një vit më parë i vranë djalin, shpërthim me tritol në banesën e Gazmir Kosiqit


Një shpërthim me tritol ka ndodhur sot në një banesë në Maqellarë.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit, Gazmir Kosiqi, të cilit vetëm para një viti i kanë vrarë djalin. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky shpërthim.

Në mesnatën e 20 Marsit të 2018-ës, në Maqellarë të Dibrës, 32-vjeçari Elsi Kosiqi u ekzekutua me tre plumba.

Lidhur me vrasjen e Kosiçit, në atë kohë policia arrestoi shtetasin Mahmut Gega, banues në Shupenzë, si i dyshuari kryesor. Dyshohet se Gega dhe Kosiqi kishin konflikte mes tyre, për çështje konkurence në trafikun e lëndëve narkotike.

Kosiqi dhe vëllezërit e tij, pasi kishin punuar për disa vite në emigracion dhe më pas ishin kthyer në vendlindje, ku kishin ndërtuar një hotel në zonën e llixhave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *