Templates by BIGtheme NET

“Papunësia, mjerimi dhe emigracioni produktet e qeverisjes Rama” – Basha me të rinjtë e Krujës

Kreu i PD-së, Basha, po zhvillon një takim me të rinjtë e Krujës në ditën e pestë të turit të tij.

Kryedemokrati theksoi se produktet e vetme të qeverisjes së Ramës janë papunësia e mjerimi ndërsa e vetmja rrugë që Rama u ka treguar të rinjve është emigracioni.

‘Papunësia dhe mjerimi janë produkt i kësaj qeverie. Kjo qeveri nuk ka asnjë zgjidhje. E vetmja rrugë që kjo qeveri i ka treguar rinisë, është emigracioni. Rinia është përballë dy zgjidhjeve, kriminalizimin ose emigrimin. Unë ju premtoj se do bëjmë gjithçka që të mos zgjidhni këto dy rrugë, por të qëndroni e të ndërtoni të ardhmen këtu. Kemi gjithçka, por na duhet një qeveri që mendon për ju. Për këtë duhet të largojmë kryeministrin që ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura.’ – tha Basha.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*