39 migrantët vietnamezë që u gjetën të vdekur në një kamion frigoriferik në Essex janë identifikuar të gjithë nga policia britanike, e cila ka zbuluar emrat e tyre.
“BBC” shkruan se mes viktimave ishin dhe dhjetë adoleshentë, dy prej të cilëve ishin vetëm 15-vjeç.
Trupat e tyre u gjetën në një rimorkio kamioni, në një park industrial më 23 tetor.
“Ky ishte një proces tepër i rëndësishëm dhe ekipi ynë është duke punuar shumë për të sjellë përgjigje për familjet e shqetësuara që kanë frikë se të dashurit e tyre mund të jetë në mesin e atyre që e përfunduan udhëtimin tragjik në brigjet tona. Prioriteti ynë ka qenë të identifikojmë viktimat, të ruajmë dinjitetin e atyre që kanë vdekur dhe të mbështesin miqtë dhe familjet e viktimave.”, tha për mediet ndihmësi i Shefit të Përhershëm, Tim Smith.
Shoferi i kamionit, Maurice Robinson, nga Irlanda Veriore, vijon të mbahet në paraburgim i akuzuar për vrasje. Kanë filluar dhe procedimet për ekstradimin e 22-vjeçarit Eamonn Harrison, i cili u arrestua në Dublin. Policia po kërkon gjithashtu dy vëllezër nga Irlanda e Veriut, Ronan dhe Christopher Hughes.
Lidhur me vdekjen e 39 migrantëve, ka pasur dhe 11 arrestime në dy provinca të Vietnamit.
Viktimat janë:
- Pham Thi Tra My, një grua 26-vjeçare nga Ha Tinh
- Nguyen Dinh Luong, burrë 20-vjeçar nga Ha Tinh
- Nguyen Huy Phong, një burrë 35-vjeçar nga Ha Tinh
- Vo Nhan Du, burrë 19 vjeç nga Ha Tinh
- Tran Manh Hung, një burrë 37-vjeçar nga Ha Tinh
- Tran Khanh Tho, një burrë 18-vjeçar nga Ha Tinh
- Vo Van Linh, një burrë 25-vjeçar nga Ha Tinh
- Nguyen Van Nhan, një burrë 33-vjeçar nga Ha Tinh
- Bui Phan Thang, një burrë 37-vjeçar nga Ha Tinh
- Nguyen Huy Hung, djali 15-vjeçar nga Ha Tinh
- Tran Thi Tho, grua 21-vjeçare nga Nghe An
- Bui Thi Nhung, grua 19-vjeçare nga Nghe An
- Vo Ngoc Nam, një burrë 28-vjeçar nga Nghe An
- Nguyen Dinh Tu, një burrë 26-vjeçar nga Nghe An
- Le Van Ha, një burrë 30-vjeçar nga Nghe An
- Tran Thi Ngoc, grua 19-vjeçare nga Nghe An
- Nguyen Van Hung, një burrë 33-vjeçar nga Nghe An
- Hoang Van Tiep, një burrë 18-vjeçar nga Nghe An
- Cao Tien Dung, një burrë 37-vjeçar nga Nghe An
- Cao Huy Thanh, një burrë 33-vjeçar nga Nghe An
- Tran Thi Mai Nhung, grua 18-vjeçare nga Nghe An
- Nguyen Minh Quang, burrë 20-vjeçar nga Nghe An
- Le Trong Thanh, një burrë 44-vjeçar nga Dien Chau
- Pham Thi Ngoc Oanh, grua 28-vjeçare nga Nghe An
- Hoang Van Hoi, një burrë 24-vjeçar nga Nghe An
- Nguyen Tho Tuan, një burrë 25-vjeçar nga Nghe An
- Dang Huu Tuyen, një burrë 22-vjeçar nga Nghe An
- Nguyen Trong Thai, burrë 26-vjeçar nga Nghe An
- Nguyen Van Hiep, një burrë 24-vjeçar nga Nghe An
- Nguyen Thi Van, grua 35-vjeçare nga Nghe An
- Tran Hai Loc, një burrë 35-vjeçar nga Nghe An
- Duong Minh Tuan, një burrë 27-vjeçar nga Quang Binh
- Nguyen Ngoc Ha, burrë 32-vjeçar nga Quang Binh
- Nguyen Tien Dung, një burrë 33-vjeçar nga Quang, Binh
- Phan Thi Thanh, grua 41-vjeçare nga Hai Phong
- Nguyen Ba Vu Hung, një burrë 34-vjeçar nga Thua Tien Hue
- Dinh Dinh Thai Quyen, një burrë 18-vjeçar nga Hai Phong
- Tran Ngoc Hieu, djali 17-vjeçar nga Hai Duong
- Dinh Dinh Binh, djali 15-vjeçar nga Hai Phong