Templates by BIGtheme NET

Prokuroria mbyll hetimet dhe çon dosjen në gjykatë: Basha të merret i pandehur për lobimin në SHBA

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për çështjen e lobimit rus nga Partia Demokratike, duke marrë të pandehur kryetarin e kësaj force politike, Lulzim Bashën, ish-sekretarin Arben Ristani dhe Ilir Dervishin.

Prokuroria e Tiranës ka dërguar një shkresë në selinë blu, përmes të cilës njoftohet lideri i demokratëve se ndaj tij kanë përfunduar hetimet për lobimin në SHBA. Dosja për lobimin rus është dërguar në Gjykatën e Tiranës.

Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së, akuzohen për “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve”.  Kryedemokrati akuzohet se ka gënjyer në formularin e financimit të PD-së në zgjedhje duke fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.

Neni 190/3 që bën fjalë për falsifikimin e formularëve ose me paraqitjen e rreme të tyre nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, që u drejtohet organeve shtetërore dhe dënohet me burgim nga 3 deri në 7 vjet burg. 

Partia Demokratike ka deklaruar disa herë se qëndrimi i prokurorisë lidhur me çështjen e lobimit, është i paligjshëm dhe i gatuar politikisht. PD-ja thotë se nuk ka shkelur asnjë ligj dhe se i ka deklaruar të gjitha shpenzimet e kryera./Hashtag.al

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*