Templates by BIGtheme NET

Protestuesit në Bolivi tërheqin zvarrë kryebashkiaken dhe i presin flokët

Kryebashkiakja e një qyteti të vogël në Bolivi, Patricia Arce, është sulmuar nga protestuesit e opozitës të cilët e kanë tërhequr zvarrë nëpër rrugë.

BBC” shkruan se Arce ishte këmbëzbathur dhe e lyer me bojë të kuqe nga protestuesit, të cilët në fund i prenë edhe flokët.

Patricia Arce u dorëzua në polici në Vinto pas disa orësh. Kjo vjen pas protestave masive që kanë përfshirë vendin që prej 20 tetorit në zgjedhjet presidenciale.

Ajo akuzohet se ka kërkuar masa radikale për parandalimin e protestës.

Të paktën 3 persona raportohen të vdekur nga këto protesta dhe kryebashkiakja akuzohet se është përgjegjëse.

Një grup protestuesish kundër qeverisë po bllokonin një urë në Vinto, një qytet i vogël në Bolivinë qendrore.

Por më pas u përhapën lajmet se dy protestues të opozitës ishin vrarë aty pranë në një përleshje me përkrahësit e presidentit në detyrë, Evo Morales. Si rezultat një grup i zemëruar nisi të marshonte drejt bashkisë, duke akuzuar kryebashkiaken Arce se kishte nxitur mbështetësit e presidentit për t’i penguar ata dhe e fajësuan për vdekjet e raportuara.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*