Vendosni fjalën kyçe....

Qyteti holandez prezanton kalimin e parë në botë për transgjinorët (Video)


Një qytet jashtë Amsterdamit krenohet se ka në mënyrë unike vijëzimin e rrugës për transgjinorët.

Kryqëzimi shumëngjyrësh i ka lënë përdoruesit e mediave sociale të habitur. Almere hapi vendkalimin për këmbësorë me tre ngjyra, në një shfaqje mbështetjeje për njerëzit transgjinorë.

Me sa duket e para e këtij lloji, kryqëzimi është pikturuar rozë për vajza, blu për djem dhe të bardhë për ata që mendojnë se seksi i tyre biologjik nuk reflekton se kush janë në të vërtetë.

Alderman Jerzy Soetekouw tha gjatë ceremonisë së hapjes së kryqëzimit se ‘të gjithë mund të jenë ata që duan të jenë’ në Almere.

“Almere është një qytet ku të gjithë mund të ndjehen të vlerësuar, përfshirë komunitetin LGBT,’ shtoi ai.

Ndërkohë nuk kanë munguar komentet në rrjetet sociale ku shumë përdorues pyesnin nëse personar hetero mund të kalojnë aty.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *