Vendosni fjalën kyçe....

Shikoni pamjet e arrestimit masiv të marinsave amerikanë, kujtuan se do merrnin çmim (Video)


Pamjet e reja nga Zyra e Komunikimit të Korpusit Detar të ShBA-së tregojnë arrestimin e 15 marinsave nga dhjetëra agjentë të Shërbimit Hetues Kriminal Detar (NCIS) në fillim të këtij viti pas një hetimi mbi një zinxhir kontrabande njerëzore në kufirin SHBA-Meksikë.

Më 25 korrik, afro 800 marinsa amerikane të Batalionit të I-rë, Regjimenti i 5-të Detar u mblodhën në seksionin ‘Camp San Mateo’ të Marinës së Korpusit të Bazave Pendleton në San Diego, Kaliforni, për një ceremoni të veçantë ku do arrestoheshin 15 nga bashkëmoshatarët e tyre.

Ndërsa grupi i përzgjedhur i marinsave mund të ketë menduar se do të merrnin një çmim ose nder, komandanti i regjimentit, Majori Matthew A. Dorsey i hodhi poshtë ato mendime kur iu drejtua anëtarëve të shërbimit dhe tha: ‘NCIS, arrestojini këta marinsa’.

Ky arrestim masiv, erdhi tre javë pasi marinsat Lance David Javier Salazar-Quintero dhe Byron Darnell Law II u arrestuan me akuzat e transportimit të paligjshëm të emigrantëve përtej kufirit SHBA-Meksikë ‘për përfitime financiare’.

Më vonë gjatë hetimeve u zbulua përfshirja edhe e 13 marinsave të tjerë të cilët do gjykohen për të njëjtat akuza.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=21&v=3A061M2i2ZY&feature=emb_logo


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *