Templates by BIGtheme NET

“S’kam firmosur asnjë dokument, prokurorët me sëmundje mendore ose frikë nga Vettingu” – Ristani

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ristani, ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me akuzat që kanë ngritur prokurorët.

Në një prononcim për ‘Syri TV’,

Ristani ka theksuar se nuk ka përpiluar asnjë dokument dhe as ka firmosur gjë dhe gjithçja është një vegim i prokurorëve që ndjejnë peshën e vettingut.

‘As kam komunikuar me KQZ, as kam përpiluar një dokument dhe as kam firmosur gjë. Ky është një vëgim i prokurorëve. As kam firmosur dokument dhe as kam falsifikuar dokument. Mund tju them me plot gojën, nëse nuk është një sëmundje mendore e prokurorëve, është një dashakeqje politike në një kohë kur Vettingu iu qëndron mbi kokë si shpatë dhe zgjedhin ti shërbejnë kryeministrit’, tha Ristani.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*