Templates by BIGtheme NET

Të frymëzuar nga “La Casa de Papel”, arrestohen tre të rinj shqiptarë në Spanjë të dyshuar për 30 grabitje (VIDEO)

Disa shqiptarë janë arrestuar në Spanjë, pas akuzave për grabitje. Mediat spanjolle shkruajnë se bëhet fjalë për një grup të rrezikshëm kriminal, që kishte kryer deri në 30 grabitje në shtëpitë e spanjollëve, të cilët siç duket ishin frymëzuar nga seriali “La Casa De Papel”, pasi kishin vendosur maska të Salvador Gali, identike me ato që shfaqen në film.

Tre shqiptarët e arrestuar janë të moshës 19, 29 dhe një vajzë 23 vjeçe. Operacioni për arrestimin e tyre u zhvillua në Lerezi, ku ata banonin në një shtëpi me qira në rrugën Tablada. Fqinjët u befasuan nga numri i madh i forcave të policisë. “Ishte si një film”, thanë ata.

Makinat që përdornin dy djemtë shqiptarë kishin targa false, të cilat vështirësonin identifikimin e tyre. Pasi realizonin vjedhjen e radhës ata ktheheshin në Shqipëri, për t’u rikthyer sërish në Spanjë përmes identiteteve të rreme.

Dy të rinjtë kishin ngjallur dyshime te policia spanjolle dhe në kohën kur ata u vizituan nga një vajzë 23-vjeçare, e cila qëndroi tek ata për vetëm dy ditë, ajo u përgjua dhe u ndalua në aeroport ku iu gjetën disa bizhuteri.

Sipas hetimeve, dy shqiptarët nuk kryenin ndonjë aktivitet pune dhe arsyeja e qëndrimit të tyre, mund të ishte për shkak të grabitjeve. Pas arrestimit të vajzës, policia bëri të mundur edhe arrestimin e dy djemve. Identiteti i tyre nuk është bërë ende i ditur.

Grabitjet për të cilat akuzohen shqiptarët kanë ndodhur në qytetet Oleiros, Teo, Ames, Ordes, Cangas de Morrazo, Ponteareas, Fornelos de Montes, Barro, Allariz, Pereiro de Aguiar ose Nadela.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*