Templates by BIGtheme NET

30 vjet nga rënia e murit të Berlinit, bashkimi i Gjermanisë dhe ndryshimi në historinë botërore

9 nëntori 1989 është dita e cila kujtohet në historinë botërore dita kur ra Muri i Berlinit. Një ditë e rëndësishme e cila solli bashkimin e dy Gjermanive por edhe rëninen e Perdes së Hekurt.

Për Gjermaninë tashmë është një festë kjo ditë dhe Berlini është një nga qendrat kryesore ku festohet.

Një vend i rëndësishëm përkujtimor për viktimat e Murit në Berlin është Rruga Bernauer, simboli i ndarjes së Berlinit, sepse muri kaloi në anën lindore të shtëpive. Një bllok betoni prej 22 metrash të kujton sot, se këtu pas ngritjes së murit, njerëzit hidheshin nga dritaret dhe disa prej tyre humbën edhe jetën.

 

Muri i Berlinit ishte një pengesë betoni që e ndau fizikisht dhe ideologjikisht Berlinin nga viti 1961 deri në 1989. Ndërtimi i Murit filloi nga Republika Demokratike Gjermane (GDR, Gjermania Lindore) më 13 gusht 1961.

Pengesa përfshinte kulla roje të vendosura përgjatë mureve të mëdha të betonit, të shoqëruara nga një zonë e gjerë (e njohur më vonë si “rripi i vdekjes”) që përmbante transhe,  dhe mbrojtje të tjera.

Blloku Lindor portretizoi Murin si mbrojtje të popullatës së tij nga elementët fashistë që komplotonin për të parandaluar “vullnetin e njerëzve” në ndërtimin e një shteti socialist në Gjermaninë Lindore.

Në vitin 1989, një seri revolucionesh në vendet e Bllokut Lindor – veçanërisht Polonia dhe Hungaria – shkaktuan një reagim zinxhir në Gjermaninë Lindore që përfundimisht rezultoi në prishjen e Murit. Pas disa javësh trazirash civile, qeveria e Gjermanisë Lindore njoftoi më 9 nëntor 1989 se të gjithë qytetarët e RDGJ mund të vizitojnë Gjermaninë Perëndimore dhe Berlinin Perëndimor.

Turmat e gjermanëve lindorë kaluan dhe u ngjitën në mur, duke iu bashkuar gjermanëve perëndim nga ana tjetër në një atmosferë festive.

Porta e Brandenburgut në Murin e Berlinit u hap më 22 dhjetor 1989. Prishja e Murit filloi zyrtarisht në 13 qershor 1990 dhe përfundoi në nëntor 1991. “Rënia e Murit të Berlinit” hapi rrugën për ribashkimin gjerman, i cili zyrtarisht u arrit në 3 Tetor 1990./Hashtag.al

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*