Vendosni fjalën kyçe....

8 persona dhunojnë pronarin e një lokali në Pogradec


Mbrëmjen djeshme në fshatin Dunicë të Pogradecit, një 40-vjeçar, pronar i një lokali, është dhunuar nga tetë persona, pasi kishin konsumuar pije alkoolike aty.

Erjon Çollaku është goditur nga disa persona që më herët kishin konsumuar alkool në lokalin e tij.

Ata ishin larguar dhe janë rikthyer në momentin që ai po mbyllte lokalin, duke goditur atë dhe thyen edhe xhamat e lokalit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *