Vendosni fjalën kyçe....

Britania e Madhe nën peshën e përmbytjeve, pamjet e dëmeve nga moti i pazakontë


Mbretëria e Bashkuar po përballet me një situatë të vështirë të shkaktuar nga përmbytjet në vend.

Vendi është përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm në sasi të mëdha që kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati e të përmbysin Yorkshire, Nottinghamshire e Derbyshire.

Ekuipazhet e emergjencës u thirrën në vendet më të goditura për të ndihmuar banorët ndërsa shumë zona të tjera po evakuohen për të shmangur çdo fatalitet.

Shërbimet hekurudhore janë pezulluar në Midlands dhe disa rrugë mbesin të mbyllura.

Pjesë të tjera të Mbretërisë së Bashkuar janë akoma nën paralajmërime për përmbytje, me parashikuesit e motit që theksojnë se situata është ende e rrezikshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *