Raportet nga SHBA sugjerojnë se UEFA po eksploron mundësinë për ta zhvilluar finalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s në Amerikë.
Një raport nga ‘Morning Consult’ sugjeroi se UEFA ka qenë në kontakt me partnerë të mundshëm tregtarë në lidhje me mundësinë e sjelljes në Shtetet e Bashkuara të finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2024.
Agjensia e kontraktuar e UEFA-s që merret me interesat globale tregtare të UEFA-s, ‘TEAM Marketing AG’, raportohet se ka qenë në kontakt me partnerë të mundshëm tregtarë dhe mbajtës të të drejtave të mediave në lidhje me planin e ndjekur.
Është raportuar se Nju Jorku u ishte shitur partnerëve të mundshëm si një vend i mundshëm i finales për kompeticionin prestigjioz, që kurrë nuk është luajtur jashtë Evropës.