Vendosni fjalën kyçe....

Elseid Hysaj mund të përfundojë në Romë


Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Hysaj, nuk pritet ta rinovojë kontratën e tij me Napolin dhe sipas të gjitha gjasave do largohet në fund të sezonit.

Në gjurmët e shqiptarit është vënë Roma që e sheh me shumë interes afrimin e Hysajt në prapavijën e saj.

Po nga merkato europiane, PSG pritet të bëjë jo pak ndryshime në merkaton e verës. Siç raportojnë mediat sportive në Francë, mbrojtësi brazilian Thiago Silva e sulmuesi uruguaian, Edinson Cavani, janë dy nga emrat që pritet të largohen verën e 2020-ës.

Dy lojtarët nuk kanë marrë ende asnjë ofertë për rinovimin e kontratës nga drejtori sportiv i klubit, Leonardo dhe sipas të gjitha gjasave pritet të kërkojnë një tjetër pune.

Për 32-vjeçarin Cavani mund të ketë ende interesim në Itali, kurse 35-vjeçari Silva sipas të gjitha gjasave mund ta përfundojë karrierën ose të luajë në ndonjë kampionat aziatik.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *