Templates by BIGtheme NET

Kapen 38 kg drogë në kufirin greko-shqiptar, ndalohen dy persona

Mbi 38 kg marijuanë janë sekuestruar në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar në Sajadhe dhe Igumenicë, ku është ndaluar një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër.

Sipas medieve fqinje, në bagazh dhe sediljet e pasme të makinës janë gjetur dhe sekuestruar nga policia greke 37 pako me 38 kg e 410 gram marijuanë.

Ndërkohë, në pranga kanë rënë dy persona, njëri prej të cilëve është shqiptar, ndërsa kombësia e tjetrit nuk bëhet e ditur.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*