Templates by BIGtheme NET

Qyteti danez u bën një ofertë “bujare” kriminelëve të dënuar

Në një përpjekje për të shpëtuar disa zona banimi nga etiketimi si ‘geto’, e cila, nën një ligj të diskutueshëm, do të çonte në prishjen e tyre, qyteti danez i Odenses planifikon të paguajë kriminelët vendas për t’u shpërngulur.

‘Ju u dënuat në vitin 2019? Atëherë ju keni mundësinë të merrni ndihmë për t’u shpërngulur’, thonë posterët që dolën nëpër disa lagje të Odenses gjatë fundjavës.

Ajo që duket si një ofertë ndihme nga një shef mafioz, është në të vërtetë një propozim legjitim nga bashkia dhe agjensitë e strehimit në qytetin e tretë më të madh të Danimarkës, Odense.

Oferta është e thjeshtë: Ata që jetojnë në lagje dhe që janë dënuar në fillim të këtij viti, kanë të drejtë për një ‘grant zhvendosjeje’.

Komuna është e gatshme t’u paguajë të dënuarve kriminelë 2,200 dollarë dhe t’u sigurojë atyre ndihmë për zhvendosjen nëse ata pranojnë të lëvizin diku tjetër.

Ndërsa oferta e çuditshme reklamohet si një shans për një fillim të ri për njerëz të tillë, në fakt programi duket të jetë një përpjekje për herë të fundit për të shpëtuar disa nga lagjet e qytetit nga etiketimi si ‘geto’.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*