Templates by BIGtheme NET

“Ramës s’mund t’i zësh besë, Teatri Kombëtar do shpëtojë nga prishja e grabitja e tokës” – Liçaj

Aktori Neritan Liçaj, i cili është një nga dhjetëra artistët e qytetarët që protestojnë prej mëse një viti në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, ka deklaruar se teatri do shpëtojë nga prishja.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘News24’, Liçaj, deklaroi se artistët dhe qytetarët që janë në mbrojtje të teatrit kanë arritur ta ndërgjegjësojnë opinionin publik se nuk bëhet fjalë për ndërtimin e një teatri të ri por për grabitjen e pronës publike.

‘Situata është shumë e mirë, ne kemi shpresë shumë të fortë tani se Teatri do të shpëtojë. Kemi garanci që kemi mbështetjen totale të opinionit shqiptar sepse e kuptoi se aty nuk bëhej fjalë për një teatër të ri. Sty bëhej fjalë vetëm për vjedhje të pronës publike, për shkatërrim të dinjitetit të artistëve.’ – tha Liçaj.

Më tej ai shtoi se Rama përdor të gjitha makinacionet e mundshme ashtu siç ka bërë edhe me çështje të tjera por me rastin e teatrit ka dalë lakuriq në sytë e shqiptarëve.

‘Rama e bën një ligj dhe e lë aty, nuk i jep zgjidhje dhe gjen një moment të dobët dhe përpiqet të përçajë. Fut gjithmonë alarmin do ndodhë diçka, bën gati policët pastaj, është logjika e tij perverse që nuk përpiqet t’i zgjidhë problemet. Ai përpiqet t’i shuajë protestat përmes formave nga më perverset nga më të voglat, nga më të paskrupulltat, nuk mund t’i zësh besë. Por kam përshtypjen se edhe ai vetë tashmë e ka kuptuar se është një betejë e cila e ka nxjerrë edhe atë, në kuptimin figurativ të fjalës, lakuriq.’ – shtoi ai.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*