Templates by BIGtheme NET

Vodhën kostume kombëtarë në Kurbin ndalohen në Tapizë dy persona

Dy persona janë ndaluar nga policia pasi ata me anë të mashtrimit vodhën në një pikë shitje në Kurbin disa kostume kombëtare.

Të dy personat u ndaluan në urën e “Tapizës.

Nga uniformat blu u ndaluar S.B 54-vjeç banues në Tiranë dhe M.D 51 vjeçe banuese në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Kurbin-Finalizohet operacioni policor i koduar “Tapiza”.

Falë reagimit të shpejtë të Policisë lokalizohen, kapen dhe arrestohen 2 shtetas të cilët me anë të mashtrimit vodhën në një pikë shitje në Kurbin, disa kostume kombëtare.

Specialistët për hetimin dhe parandalimin e krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, nisur nga kallzimi që
shtetasit M. H., dhe K. B., bënë pranë Komisariatit të Policisë Kurbin, se dy shtetas me anë të mashtrimit iu kishin vjedhur në pikën e tyre të shitjes në Kurbin disa kostume kombëtare, organizuan operacionin policor të koduar “Tapiza”.

Si rezultat i zhvillimit të operacionit, falë dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative se dy autorët e vjedhjes po lëviznin me mjet në drejtim të Tiranës, shërbimet e Policisë Kurbin kanë organizuar punën dhe janë vënë në ndjekje të tyre, ku në vendin e quajtur “Ura e Tapizës” është konstatuar dhe bllokuar mjeti me të cilën dy autorët po lëviznin.

Në vijim është ushtruar kontroll në mjetin e bllokuar, ku gjatë kontrollit u gjetë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: 23 kostume kombëtare të llojeve të ndryshme, 5 palë opinga popullore (të vjedhura në pikën e shitjes në Kurbin) dhe dy aparate celular.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arretimi në flagrancë për veprën penale “Vjedhje”, të dy autorëve, shtetasve:

– S. B., 54 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Mashtrim”);
– M. D., 51 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*