Templates by BIGtheme NET

Studenti francez i vë flakën vetes për shkak të problemeve financiare: Më vrau Macron

Një student francez i moshës 22-vjeçare ndodhet në gjendje kritike pasi i vuri flakën vetes. Sipas “BBC“-së, i riu postoi në “Facebook” shqetësimet që kishte në lidhje me vështirësitë e tij financiare vetëm disa orë para se të tentonte të vetëvritej, para një restoranti universitar në Lyon.

22-vjeçari fajësoi presidentin francez Emmanuel Macron, dy nga paraardhësit e tij, liderin e ekstremit të djathtë Marine Le Pen si dhe Bashkimin Evropian se e “vranë ​​atë”.

Sipas zjarrfikësve, ai kishte pësuar djegie deri në 90%.

I riu i cili studionte në Universitetin Lyon 2, shkruante se ai nuk kishte më forcë të përballonte barrën financiare të jetesës duke jetuar me 450 euro në muaj.

“Le të luftojmë kundër ngritjes së fashizmit, i cili vetëm na ndan … dhe liberalizmit që krijon pabarazi”- shkroi ai.

“Unë akuzoj Macron, François Hollande, Nicolas Sarkozy dhe BE-në që më vranë, duke krijuar pasiguri për të ardhmen e të gjithëve, dhe unë gjithashtu akuzoj Le Pen dhe redaktorët e mediave për krijimin e frikës”– shtoi studenti.

Duke iu referuar vendndodhjes së incidentit, i riu tha se kishte zgjedhur të vetëvritej përpara një restoranti universitar “duke synuar një vend politik”.

E dashura e tij kishte paralajmëruar autoritetet pasi 22-vjeçari e njoftoi për planin e tij përmes një mesazhi.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*